Sensacioni i Euro2024, Lamine Yamal vendos rekord edhe jashtë fushave të lojës. Vetëm 17-vjeçar, por ai ka shkruajtur tashmë emrin në librat e historisë. Spanjolli pësoi rritjen më të madhe në treg të kartonit për të thyer edhe shifrën e 100 milionë Eurove.

Yamal është lojtari më i vlefshëm i të gjitha kohërave dhe i pari nën moshën 19-vjeç që tejkalon këtë kosto në merkato. Kartoni i spanjollit ka pësuar rritje me 30 milionë dhe tashmë vlen 120 milionë Euro.

Një gol dhe 4 asiste në Euro2024 kanë vlejtur shumë për Yamal, i cili ndihmoi Spanjën për tu kurorëzuar për herë të katërt kampione e Kontinentit. Rritje me 10 milionë Euro ka pësuar kartoni i Musiala dhe tani është në 130 milionë. Shifër identike për Wirtz, por për 21-vjeçarin e Leverkusen nuk ka pasur ndryshime.

Edhe kartoni i Dani Olmo gjithashtu u rrit me 10 milionë dhe tani është në 60 milionë Euro. Pavarësisht rritjes së konsiderueshme vendet e para mbahen nga emra BIG, si Jude Bellingham, Erling Haaland, Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe.

Klan News