Situata nga helmimi po shkon drejt normalizimit. Gjatë natës së mbrëmshme e deri më tani në urgjencën e spitalit Rajonal Dibër janë paraqitur rreth 15 raste ndërsa në pediatri rreth 10 raste me të njëjtat simptoma dhimbje barku e të vjella.


Zona nga ato vijnë furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Saponikës, ndaj dyshimet kryesisht janë tek kontaminimi i ujit të pijshëm.

Nga ana e NJVKSH janë marrë mostrat e ujit dhe kanë dalë analizat e para, ato mikrobike, të cilat kanë dalë pa ngarkesa. Ditën e sotme pritet të vijë përgjigjja e analizave bakterologjike të çuara për analizim në laboratorin kombëtar në Tiranë.

Që nga dita e djeshme institucionet kanë njoftuar banorët e Njësive Administrative Kastriot, Fushë Çidhën, Arras, dhe një pjesë e fshatrave të Njësisë Tomin që të mos e konsumojnë ujin, ose ta ziejnë atë para përdorimit.

/tvklan.al