Disa banorë të Dibrës janë paraqitur në spital këtë të martë për ndihmë mjekësore. Ata kanë pasur simptoma si të helmimit. Policia e Dibrës thotë se mes tyre ka edhe disa të mitur.

Deri më tani është ngritur një grup hetimor që ka nisur punën për të zbardhur misteret e këtij rasti.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, njoftoi policia.

Uniformat blu thonë se në përfundim të hetimeve do të ketë informacion më të detajuar./tvklan.al