7 të plagosur dhe mbi 20 të arrestuar

Një protestë masive ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Roterdamit në Holandë ku qindra njerëz protestuan kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria mbi pandeminë e Covid-19.

7 është numri i të plagosurve deri tani dhe mbi 20 persona janë arrestuar. Qytetarët rebel i vunë flakën makinave të policisë dhe goditën me gurë kundrejt forcave policore të cilët u përgjigjen me të shtëna dhe topa uji.

Në një konferencë për shtyp  të mbajtur këtë të shtune kryebashkiaku Ahmed Aboutaleb u shpreh se  policia ishte e detyruar të përdorte të shtënat dhe burime pranë policisë e cilësuan  situatën si kërcënim për vendin.

Qyteti u vendos në një gjendje të jashtëzakonshme dhe policia urdhëroi mbylljen e transportit publik.

Holanda vendosi masa të reja kufizuese fundjavën e kaluar pasi arriti shifra rekord në infektimet me Covid-19 duke vendosur një lockdown të pjesshëm 3-javor.

Restorantet  dhe baret janë të aksesueshme vetëm me greenpass dhe ato mbyllen më herët se zakonisht . Aktivitetet sportive do të luhen gjithashtu pa tifozë.

Për të dytin vit radhazi qeveria ndaloi përdorimin e fishekzjarreve në datë 31 Dhjetor.

Tv Klan