Ndizen qirinj në sheshin “Skënderbej”

Edhe në Tiranë, qindra qytetarë janë solidarizuar me fatkeqësinë që pasoi tërmeti.

Mbrëmjen e sotme artistë dhe qytetarë të Tiranës kanë zhvilluar një marshim në qendër të kryeqytetit për të nderuar jetët e humbura.

Të gjithë kanë ndezur qirinj në sheshin “Skënderbej”. Pamjet më lart tregojnë marshimin e sotëm të qytetarëve në qendër të Tiranës.

Tv Klan