Një automjet ka shpërthyer në flakë këtë mëngjes të sotëm në aksin e vjetër Fier – Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se makina ka qenë i markës Benz, ndërkohë që në automjet ka qenë shoferi dhe një pasagjere.

Pas marrjes së sinjalit kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse që shuan zjarrin. Fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme shoferi e pasagjerja.

Policia ndodhet në vendngjarje po zbardh rrethanat se si u shkaktua zjarri në automjet.

Klan News