Inovacioni mbetet prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare. Nga Dibra, gjatë shpërndarjes së certifikatave për 16 të rinj që mbaruan kursin intensiv të kodimit, zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se agjencia e inovacionit e krijuar enkas për këtë fushë po jep edhe rezultatet e para.

Belinda Balluku, zv/kryeministre e Shqipërisë: Pikërisht kjo nukël prej 16 dibranësh të ketë mundësi që të fillojë dhe të ushtrojë dijet që mori edhe pranë bashkisë, edhe pranë institucioneve shtetërore.

Duke iu drejtuar të rinjve, balluku tha se ata që ndjekin kurset e kodimit të financuar nga qeveria tashmë njohuri duhet ti vendosin në zbatim në tregun e punës.

Belinda Balluku, zv/kryeministre e Shqipërisë: Ju jeni impenjuar, keni investuar, qeveria ka investuar, donatorët kanë investuar, ka pasur impenjim edhe nga trajnerët, kështu që unë do doja ashtu sikurse Erioni tha që ju duhet patjetër që këto dije që morët të filloni t’i vendosni në jetë.

16 të rinjtë  që përfunduan  kursin 8-mujor për kodimin, arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e programimit,si dhe realizuan edhe seanca trajnimi me këshilluesit e karrierës

Tv Klan