Tekniku italian zbulon arsyen përse ndryshoi skemën

Tekniku italian i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Edy Reja pranon se Izraeli u krijoi vështirësi teknike dhe taktike kuqezinjve.

I pyetur nga gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, pas ndeshjes në Izrael, Reja tregoi edhe arsyen përse ndryshoi skemën e tij klasike, nga 3-5-2 në 4-4-2.

“M’u desh të bëja këtë ndryshim taktit se në të gjitha ndeshjet që kemi bërë kemi bërë shumë pak raste. Doja t’i jepja më shumë qëndrueshmëri mesfushës duke futur dhe trekuartistin por sërish nuk ndryshoi asgjë në lojë. Në aspektin fizik dhe taktik na vunë shumë në vështirësi. Kishim Abrashin dhe Laçin që vrapuan si të çmendur. Dua t’u bëj komplimente. Do provojmë dhe ndeshje të tjera për të bërë prova me skemë ndryshe. Kishim të bënim me një skuadër shumë të fortë dhe kishte cilësi të larta teknike dhe taktike”, u shpreh Edy Reja. /tvklan.al