Prej të premtes ka hyrë në fuqi rritja e rrogave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë. Rritjen më të lartë e përfitojnë pensionistët e fshatit. Zëvendës ministri i Financave  Sherefedin Shehu sqaron se në përmbushje të premtimit për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve brenda këtij mandati, pak ditë më parë qeveria ka vendosur që pensionistëve në fshat rritja nga 20% të shkojë në 22.

Sherefedin Shehu: “Për të garantuar 100% objektivin e dyfishimit të pagave dhe praktikisht pensionet në fshat janë rritur 22% nga 20 që ishin njoftuar më përpara. Pensionet në qytet, këtu do flasim vetëm për pensionin minimal i cili ka qenë rreth 7500 lekë dhe shkon rreth 140 mijë lekë të vjetra. Pjesa që është thënë për shtimin e rrogave është më shumë se katërfish krahasuar me rritjet që janë dhënë në mandatet e mëparshme.”

Numri 2 i financave shpjegon se rritja e lajmëruar është bërë tashmë efektive dhe të gjithë pensionistët dhe punonjësit e administratës do të mund të shohin ndryshimet në pensionet dhe pagat e tyre./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro