Një 72-vjeçar iu nënshtrua një operacioni pasi u shfaq në urgjencë me organet gjenitale që i fishkëllenin. Mjekët e shpjeguan si “pneumokscrotum” që ndodh për shkak të sasisë së tepërt të ajrit në trup që dilte nga një plagë e hapur në testikujt e tij.

Ekzaminimi doli në përfundimin se mushkëritë e të moshuarit kishin pushuar së funksionuari dhe ai kishte shumë ajër që qarkullonte në kraharorin e tij, i cili duket të ketë qenë shkaku i dhimbjes.

American Journal of Case Reports, mjekët kanë shkruar se rasti është i pari i llojit të tij. Ka pasur raste të mëparshme  të ajrit të grumbulluar në testikuj, por asnjë prej tyre nuk përfshinte fishkëllimën.

72-vjeçari kishte kryer një ndërhyrje në organet gjenitale disa muaj më parë dhe plaga ishte vendi nga i cili dilte ajri. Në qëndrimin e tij 3-ditor në spital, mjekët nxorën ngadalë masën e ajrit të bllokuar brenda trupit të tij.

Ai mori gjithashtu trajtim për mushkëritë si dhe antibiotikë e një procedurë urologjie për plagën e skrotumit. Ajri i tepërt në mushkëri ka shkaktuar pamjaftueshmërinë e tyre, ndërsa dalja nga testikujt mund të ketë qenë shpëtimi i të moshuarit, ndonëse mjekët nuk janë tërësisht të sigurt për këtë pistë./tvklan.al