Jeta mund të na përballë me shumë vështirësi, por ne mund të ngrihemi mbi çdo sfidë me vendosmëri dhe një qëndrim pozitiv. Shpirti ynë ka fuqinë të durojë dhe të kapërcejë. Pra, në çdo moment duhet të mbajmë kokën lart dhe të mos e nënvlerësojmë kurrë forcën tonë ndërsa mësojmë udhëtimin frymëzues të Brooklinn Khoury-t, e cila u kafshua nga një qen.

Khoury ishte në kuzhinë, duke përkëdhelur pitbullin e kushërirës së saj me hundë pasi iu duk i qetë dhe i sjellshëm, por qeni e sulmoi papritur. Ajo u përpoq të qëndronte e qetë dhe shkoi menjëherë në spital. Pas gjithë përpjekjeve të tyre, kirurgët nuk mundën të rregullonin buzën e saj të sipërme të dëmtuar.

Khoury ka ndarë udhëtimin e saj të rimëkëmbjes mendore dhe fizike në rrjetet sociale. Ajo ka qenë shumë e hapur dhe transparente për rrugëtimin e saj të rikuperimit, duke ndarë përvojat, mendimet dhe ndjenjat e saj me publikun në Instagram. Në një postim, ajo shkroi: “Kur u sulmova, ishte shumë e vështirë të mendoja se çfarë do të ndodhte me mua në të ardhmen ”. Gjithashtu ajo tregon se sa mirënjohëse është për njerëzit që e mbushnin me vetëbesim se gjithçka do shkonte në rregull.

Ndërkohë që të gjithë njerëzit priren që të paraqesin një imazh të përsosur të vetes në Instagram, Khoury ka shfaqur veten ashtu siç ishte, me defektet që pibulli i kishte lënë në fytyrë. Si një skateboardiste, ajo ka qenë gjithmonë e hapur me të mirat dhe të këqijat e saj, duke mos lejuar që lëndimi i saj në fytyrë ta pengonte në jetën që  bën. Edhe pse ende është duke iu nënshtruar operacioneve ajo tregon feminilitetin e saj duke vendosur shkëlqyes buzës.

Ajo hapi llogarinë e saj në Instagram jo vetëm për të treguar udhëtimin e rikuperimit nga kafshimi i pitbullit, por edhe për të ndihmuar të tjerët. Ajo fton këdo që po përballej me fatkeqësi ose vështirësi që të flasin me të pasi është e gatshme që t’i ofrojë mbështetjen e duhur. “Nëse jeni duke kaluar diçka fizikisht ose mendërisht ose thjesht keni nevojë për dikë për të folur, unë jam këtu,” ka shkruar Khoury në Instagram. /tvklan.al