Një shofer makine ka arritur të shpëtojë mrekullisht nga shembja e një mbikalimi. Momenti është kapur nga kamerat e vendosura në mjet. Ngjarja ndodhi në Orenburg të Rusisë. Masivi i mbikalimit, rreth 100 metra, ra papritur duke zënë të gjithë rrugën.

Megjithatë dy persona mbetën të plagosur nga rrëzimi i urës. Një ndër ta është edhe një shofer kamioni, i cili po kalonte në urë në momentin e rrëzimit.

Вчера в Оренбурге обрушился автомобильный мост, пострадали три человека. Тот случай, когда и ситуация страшная и видео страшное. pic.twitter.com/7QM3ejDxfJ— baza (@bazabazon) December 3, 2019

Autoritetet ruse lëshuan video të tjera ku shfaqej ura e rrëzuar dhe kamioni. Nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur gjatë ditës, atëherë edhe pasojat do të ishin më të rënda.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se rrëzimi i mbikalimit është shkaktuar nga pesha e madhe e kamionëve që transportonin gurë. Shkatërrimi ka ndodhur në momentin që ka kaluar kamioni i tretë. /tvklan.al