Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të shtunë masat e sigurisë për të arrestuarit në lidhje me vrasjen në azil, ku humbi jetën Virxhil Vesho.

Për autorin Zyhdi Shehi është caktuar masa e sigurimit shtrim i detyrueshëm në psikiatri. Ndërkohë për dy infermieret Glesantina Saraçi dhe Nazime Mulla, arrest në shtëpi.

Autori i krimit ka deklaruar para oficerëve të policisë, Shehi ka thënë se e ka goditur 82-vjeçarin me bastun pasi ky i fundit nuk i ishte përgjigjur nëse kishte njeri tjetër në dhomë.

“Në atë moment kam filluar ta godas në kokë dhe trup disa herë. Më pas i fola sërish duke i thënë nëse do flasë apo jo, aty mu përgjigj me dy-tre fjalë dhe e godita sërish me karrigen që gjendej aty. Nga ai moment nuk mbaj mend çfarë ndodhi”, ka deklaruar ai.

Sa i përket infermiereve ato akuzohen se kanë kryer veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës./tvklan.al