Për zgjidhjen e problemit me të shoqin, Havaja shtron dy mundësi: ose Shaqiri të pranojë të shesë shtëpinë dhe t’i kthejë 20 milionë lekët djalit, ose të shkojë në Xhenova dhe t’ia kërkojë huamarrësit, i cili është kunati i djalit, Avniu.

Asnjë prej këtyre alternativave nuk i përshtatet Shaqirit të moshuar. E lodhur nga konflikti 18-vjeçar për të cilin përballen në “Shihemi në Gjyq”, Havaja shpreh gatishmërinë për t’u ndarë, çka habit studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Hava: Ik në Xhenova merr paratë, nuk shesim shtëpinë! Hopa! Me aeroplan, shtëpitë janë të tuat!

Eni Çobani: Pra je dakord Hava të ndahesh me burrin në këtë moshë që je?

Hava: Po të ndahem! Le të ndahemi para kohe! Se edhe të ikësh rrugëve në këtë moshë, 74 vjeçe nuk ia kam borxh!

Shaqir: Nuk ikën burri nga shtëpia, ikën gruaja nga shtëpia!

Hava: Jo, jo, rri urtë, lër shtëpinë ti! Nuk i ndal dot më fëmijët unë, deri më tani i kam ndalur, tani e tutje nuk i ndal më!

Ardit Gjebrea: Hava, më shuaj  një kureshtje, djali yt flet me kunatin? Se e ka kunat, dëgjohen në telefon?

Hava: Nuk i kam rënë në qafë djalit, të them të drejtën, nuk i kam thënë gjë se ka gruan, nuk dua të prishë familjen djali. S’i kam thënë që ku je, ti foli kunatit dhe gruaja do të mbajë nga vëllai se e ka vëlla./tvklan.al