I pranishëm në 4 netët e festivalit, producenti i famshëm amerikan Doc shtyu regjistrimin me Rihanna-n për të qenë në Kënga Magjike!


I pranishëm në 4 netët e festivalit, producenti i famshëm amerikan Doc shtyu regjistrimin me Rihanna-n për të qenë në Kënga Magjike!

22:42 26/11/2022

Gjatë 4 netëve të festivalit Kënga Magjike në sallën e Pallatit të Koncerteve ka qenë edhe një personazh, të cilin në Amerikë çdo artist do ëndërronte ta takonte. Kompozitor dhe autor, producent, i cili kur shkoi në Amerikë nga Porto Rico ishte thjeshtë një emigrant, Angelo Luiz Velasquez.

Sot e gjithë bota artistike e njeh me emrin Doc dhe në New York ai ka studion më të madhe të rëndësishme ku të gjithë presin të regjistrojnë me të. Në studion e tij është prodhuar dhe kënga “Good Morning Gorgeous” me Mary J. Blige e nominuar 3 herë në çmimet Grammy për vitin 2023.

Siç zbuloi edhe vetë Ardit Gjebrea, që të vinte në festivalin Kënga Magjike, Doc shtyu me një javë regjistrimet me artisten që po punon tani për përgatitjen e performancës Super Bowl 2023, Rihanna.

Ardit Gjebrea: E kemi sonte këtu, zonja dhe zotërinj, Mister Doc! Hera e parë në Shqipëri, jeni mësuar me produksione të mëdha, siç ka qenë dhe turneu i fundit botëror i Lady Gaga, me të cilin ju keni qenë. Por kur patë natën e parë të Kënga Magjike, ju thatë: Nuk e prisja. Çfarë prisnit kur erdhët në Shqipëri dhe çfarë gjetët?

Angelo Doc Velasquez: Shumë mbështetje, shumë dashuri. Talentet shqiptare kanë shumë dashuri. Qëkur kam qenë këtu kanë qenë shumë mikpritës. Më kanë trajtuar në mënyrën më të mirë, nga vendet që kam qenë dhe unë kam qenë në shumë vende. E vlerësoj shumë këtë.

Ardit Gjebrea: Një nga shfaqet më të famshme dhe më të rëndësishme në SHBA, është edhe spektakli që bëhet në pushim të ndeshjes, në Super Bowl. Edhe vitin e kaluar ka qenë Doc, i cili e ka përgatitur dhe e ka konceptuar dhe këtë vit përsëri me Rihanna-n, është përsëri Doc i cili po e përgatit. Është ëndrra e çdo këngëtari amerikan që të këndojë në Super Bowl. Çfarë do të thotë të jesh producent i Super Bowl?

Angelo Doc Velasquez: Është bekim, sepse unë erdha nga asgjë dhe të shohësh të gjithë këta njerëz të performojnë. Ata japin pasionin e tyre, unë jap pasionin tim dhe për këtë arsye besoj se shkova kaq larg. Vitin e kaluar bëra Super Bowl me Dr. Dre, Mary J. Blige dhe prandaj këtë vit më thirrën prap të punoj për këtë show. Falenderoj Zotin. Unë po punoja për një këngë për Rihanna, ata më thirrën në telefon dhe më thanë duhet të jesh prezent të dielën. Unë u thashë patjetër, më prisni sa të kthehem ju lutem.

Ardit Gjebrea: Duke parë këtë shfaqje, duke parë Këngën magjike. Doc ti ke thënë që unë do të paguajë shumë në SHBA, vetëm të shikoja disa nga artistët që këndojnë sonte. A keni parë talente në këtë festival?

Angelo Doc Velasquez: Shumica e talenteve që kam parë këtu dhe nuk e prisja diçka të tillë… Të shikosh këto talente që ka këtu, disa njerëz do kisha paguar për t’i parë në Amerikë. Një shfaqje të tillë, do kisha paguar, me talente të tillë. Shumë nga këto talente që pashë kanë pasur një perfomancë më të mirë se ata që unë kam parë live në New York./tvklan.al









Të ngjashme