Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar 41-vjeçarin serb, Dushan Joviçiç i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet e ditur se ai është ndaluar në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Serbi.

Sipas asaj që njofton policia bëhet e ditur se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Kraljevo, e ka dënuar me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Serbi.


Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Policia Kufitare e Morinës ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Serbia, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjazohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Serbi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Serbi, shtetasi serb Dushan Joviçiç, 41 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Themelore Kraljevo, e ka dënuar me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Serbi.


/tvklan.al