Në një intervistë speciale me gazetaren Ornela Bego, Kryeministri Meta sqaron marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe shtetit fqinj grek pas zgjedhjeve lokale në qytetin e Himarës. Ai shprehet se marrëdhëniet e Shqipërisë me të gjithë vendet fqinje janë shumë të mira dhe se nuk ka asnjë arsye që këto marrëdhënie të ndryshojnë dhe me Greqinë, pavarësisht nga “zhurmat” e fundit lidhur me njësitë vendore përsa i takon zgjedhjeve lokale në Shqipëri./tvklan.al