Ilir Meta: “Ky kryetar i Partisë Socialiste zyrtare, i cili për fat të keq meqenëse jemi në një konventë të grave po tregon çdo ditë e më shumë se nuk ka asnjë respekt për gratë dhe për vajzat shqiptare dhe vazhdon t’i keqtrajtojë ato duke i përdorur për të sharë dhe për të provokuar kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Metën. Të mos i lodhim të majtët dhe opozitarët se kush e ka fajin ti apo unë. Është koha që të dalim të dy përballë të gjithë shqiptarëve dhe të mos përdorësh më gratë kundër as Ilir Metës dhe kundër askujt tjetër se unë s’kam ndërmend të përdor gra kundër teje. Jemi dëshmitarë të një qeverisje të cilin nuk e drejton në fakt Sali Berisha, por e drejtojnë dhe komandojnë Fazlliçët e shumtë. Me pak fjalë në një vit qeverisja e Berishave mund të përkufizohet me qeverisjen e krizave që nga kriza e predhave e deri tek kriza e mbërtheckave.”/tvklan.al