Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka deklaruar se shqiptarët po përballen me një kosto të lartë jetese. Këto deklarata lideri i LSI-së i bëri teksa vizitoi një furrë buke në Laprakë.

Ai deklaroi se partia që ai drejton ka në plan për te ulur koston e jetesës për produktet bazë dhe përgjysmimin e TVSH-së, nga 20 deri në 10 %.

Ilir Meta: “Një nga masat që ne do të marrim është përgjysmimi i TVSH-së për këto produkte nga 20%, 90% në mënyrë që të ndihmojmë në uljen e çmimeve.”

Kreu i LSI-së garantoi edhe një herë se politika që do të ndjekë partia e tij është mbrojtja ndaj shtresave të varfra dhe biznesit të vogël./tvklan.al