Pas polemikave më së shumti për arsye jo sportive sesa për atë që tregoi në ring, Imane Khelif arriti të shpallet kampione olimpike në boksin e femrave.

Algjeriania dha më të mirën në finale me kinezen Liu Yang, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit për t’i dhënë të artën e parë në boks vendit të saj.

Dominimi në të 3 raundet, solli vendimin unanim të gjyqtarëve dhe suksesin 5 – 0 me pikë në këtë duel. Për Khelif, triumfi në Paris është një sukses i madh sportiv, por edhe një fitore e madhe personale.

Ajo ishte gruaja më e kritikuar e Lojërave Olimpike pasi nuk kishte kaluar testin e përshtatshmërisë gjinore, por 25-vjeçarja nuk u ndikua nga komentet dhe realizoi ëndrrën e saj të ishte më e mira në olimpiadë për peshën deri 66 kilogramë.

Fitorja e saj bëri që në rrugët e kryeqytetit Algjer të dilnin mijëra njerëz për të të festuar medaljen olimpike. 

Tv Klan