Kina fitoi medaljen e parë të artë në notin artistik në Lojërat Olimpike të Parisit. Me një koreografi të bukur për sytë, aziatikët rrëmbyen vendin e parë falë një akrobacie të jashtëzakonshme në pishinë.

Performanca e tyre mahniti gjyqtarët për të lënë pas krahëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët morën medaljen e argjendtë. Rusia e cila është fuqia e madhe në këtë disiplinë është e pezulluar tashmë dhe kjo favorizoi Kinën për të marrë medaljen e artë.

Skuadra kineze hodhi një notare lart në ajër, duke marrë duartrokitje nga tifozët në shkallët e pallatit të sportit.

Kjo ishte hera e parë që noti akrobatik, e cila përfshin kërcime komplekse, hedhje dhe ekzekutimet artistike në ujë u përfshinë në Lojërat Olimpike.

SHBA dha një performancë me temë magjistarët, duke fituar medaljen e parë në garën ekipore që nga Lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004. Spanja mori medaljen e bronztë.

Klan News