Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nënstacioni elektrik dhe një pjesë e qytetit të Gjirokastrës, rrezikon të përmbytet sërish, pasi nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e lumit Drino. Firma dhe linja inetre që janë vendosur përgjatë tij, vazhdojnë t’i hedhin çdo ditë mbeturinat aty.

Nga ndërhyrja dhe hedhja e materialeve inerte, shtrati i lumit është rritur rreth 2 metra, duke u bërë thuajse i barabartë me nivelin e tokës. Prandaj jo rrallë ujërat e Drinos, shkaktojnë përmbytje dhe dëme të shumta në qytet, si dhe bllokimin e rrugës Tepelenë-Gjirokastër që ndodhi edhe gjatë muajit Janar.

Por lumi jo vetëm që nuk po pastrohet, por aty shtohen çdo ditë mbeturinat dhe inertet, që do të thotë që edhe në mungesë të reshjeve, lumi mund të dalë nga shtrati vetëm për shkak të bllokimit të tij nga mbeturinat./tvklan.al