Të ardhurat nga emigrantët vijojnë të jenë zë i rëndësishëm në ekonominë e vendit edhe gjatë 2024. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në 6 muajt e parë të këtij viti dërgesat nga emigrantët arritën në vlerën e 510 milionë eurove, rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Sipas shifrave zyrtare rreth 79% e të ardhurave dytësore në ekonomi përfaqësohen nga të ardhurat nga emigrantët, prurjet valutore të të cilëve rezultuan në rreth 268 milionë euro vetëm gjate muajve Prill-Maj-Qershor të 2024. Rritja e dërgesave nga bashkatdhetarët tanë është bërë jo vetëm në kanale formale, pra sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në kesh.
Sipas Bankës së Shqipërisë kanalet kryesore të dërgesave të emigrantëve vitet e fundit janë kryesisht nga Italia, Greqia, por pjesë e kësaj liste janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme edhe Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Tv Klan