Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Video, jo vetëm nxënësit, edhe dhitë kanë nisur vitin shkollor”
Një video e sjellë në redaksinë tonë, tregon, se vitin e ri shkollor nuk e kanë nisur vetëm fëmijët, por edhe kafshët. Në shkollën “Niko Hoxha” në Valias, dhitë kullotin paqësisht në oborr.
“Të kalonte me litar, kështu kalofsh dhe ti”, i ndjeri dorë më dorë në varreza
Familja Muçllari ka privatizuar një ndërtesë, që dikur ka qenë e kooperativës në fshatin Çërravë të Pogradecit. Më vonë ajo u pajis me certifikatë pronësie për 300 m2 truall, por me ndërtimet e viteve të fundit, mbeti pa rrugë.Familjarët pretendojnë, se sipas dokumentave kanë rrugë dhe kjo i ka futur në sherr me një familje komshinjsh, duke e akuzuar, se ka bërë mur të paligjshsëm. Familja tjetër, nga ana tjetër, thotë, se ka dokumenta të rregullta.Edhe pse cështja ka vajtur në institucione, asnjë prej tyre nuk e ka zgjidhur dot konfliktin.Pak kohë më parë është ndarë nga jeta kryefamiljari Mucllari, por e cuan të pajetë dorë më dorë në banesën e fundit, për shkak, se nuk kishte rrugë, ku të kalonte.Në përballjën mes fqinjëve në konflikt, këta të fundit i thellojnë sharjet dhe kërcënimet ndaj njëri-tjetrit, duke i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.
“Më prishe biznesin”, avokatja nuk i kthen borxhi qytetarit, por e padit
Në shkurt 2023, ishim në Korcë me të moshuarin Nazmi Hasa, i cili i kishte dhënë avokates së tij, Eda Merkuri, 700 mijë lekë borxh, që në dhjetor 2022, por kjo e fundit nuk ia kishte kthyer.Nazmiu u takua me të, për t’i kërkuar borxhin, por avokatja i tha, se paratë do t’ia këmbente me shërbime për një cështje të të birit.Pas debateve, avokatja pretendoi, se nuk ka afat për borxhin, ndaj zotëria mund t’i drejtohej gjykatës.Pas Nazmiut, gazetarja e “Stop” shkoi të takojë avokaten Eda Merkuri, e cila e nxehur, tha, se sapo t’i bjerë lek në dorë, do ta shlyejë të moshuarin, të cilit i mori 700 mijë lekë borxh.Pas një viti e gjysmë, Nazmi Hasa thotë, se jo vetëm që avokatja nuk ia ka kthyer lekët, por i ka bërë dhe padi për prishje të biznesit. Ndërkohë Eda Mërkuri i ka bërë bisht Dhomës dhe ka mbyllur cështjen në prokurori.Avokati Arben Llangozi shpjegon, se kodi civil thotë, që brenda 5 ditëve nga kërkesa, duhet t’i kthehet borxhi zotërisë.Sipas tij, prokuroria duhet ta hetojë zonjën Merkuri, pasi ajo ka konsumuar veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.
/tvklan.al