Pas shkatërrimit të një ure të rëndësishme në rajonin e Kurskut, ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar një tjetër urë.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se ura e dytë në rajonin rus të Kurskut është shkatërruar, teksa Kievi po tenton të dobësojë operacionet luftuese të Rusisë në këtë zonë.

Minus edhe një urë. Forcat Ajrore vazhdojnë ta privojnë armikun nga aftësitë e logjistikës përmes sulmeve precize ajrore, të cilat ndikojnë ndjeshëm në operacionet sulmuese”, tha Mykola Oleschuk.

Sipas zyrtarëve rusë të sigurisë, shkatërrimi i urës së parë mbi lumin Sejm që autoritet ruse thanë se u përdorën armë të Perëndimit, konkretisht raketa të prodhimit amerikan Himars, shkëputi një pjesë të qarkut Glushkov, duke ua bërë më të vështirë civilëve evakuimin nga rajoni.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje edhe një herë Perëndimit të furnizojë Kievin armë me rreze më të gjatë, pas avancimit të trupave të tij në rajonin rus, Kursk.

Aftësia e forcave të armatosura të Ukrainës për të përdorur armë të tilla kundër Rusisë është çështja strategjike më e rëndësishme e kësaj lufte”, tha Zelensky në videomesazhin e tij.

 Zelensky iu referua sërish një bisede me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi, i cili e informoi atë për përparimin e mëtejshëm në rajonin rus Kursk.

Sipas informacioneve të fundit nga Kievi, Ukraina kontrollon mbi 80 fshatra dhe 1500 kilometra katrorë sipërfaqe në rajonin e Kurskut. Mbi 120 000 ushtarë ukrainas janë vendosur në rajonin e Kurskut.

Ndërkaq në pjesën tjetër të frontit, Rusia ka hedhur raketën e tretë balistike kundër kryeqytetit ukrainas gjatë këtij muaji. Ai shtoi se forcat ruse kanë kryer edhe sulme me raketa ndaj Kievit.

Forcat Ajrore ukrainase rrëzuan tetë dronë dhe pesë raketa mbi rajonet e Kievit, Sumit dhe Poltavës.

Nga ana tjetër siguria në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë po përkeqësohet, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Një sulm me dron goditi një rrugë hyrëse rrethuese të përdorur nga stafi pranë termocentralit.

Nuk pati viktima dhe asnjë ndikim në asnjë pajisje të centralit bërthamor por rruga ndërmjet dy portave kryesore të uzinës u dëmtua rëndë.

Klan News