Ka nisur me 4 barazime Seria A. Interi kampion në fuqi nuk shkoi më shumë se një barazim në fushën e Xhenovas.
Zikaltrit ishin në avantazh deri në minutën e 95 të ndeshjes, kur Xhenova barazoi shifra në 2 me 2 me anë të Mesias.
Edhe Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 2 me 2 në sfidën e parë të kampionatit kundër Torinos.
Kuqezinjtë ishin në disavantazh të dy golave deri në minutën e 89 kur fillimisht Morata do të shkurtonte diferencën dhe më pas Okafor do të vendoste në barapeshë shifrat më San Siro.
Në 2 ndeshjet e tjera të javës së parë Fiorentina barazoi 1 me 1 me Parmën, ndërsa Empoli-Monza u mbyll pa gola.
Tv Klan