irakMijëra milicë Shiitë marshuan në rrugët e Bagdadit për të demostruar forcën në mbështetje të betejës së trupave qeveritare kundër Xhihadistëve Suni.

Mbi 50 mijë vullnetarë iu përgjigjën thirrjes së klerikut shiit me mjaft influencë Moktada al-Sadr, duke u dyndur në rrugët e Bagdadit, Kirkukut e mjaft qyteteve të tjera.

Në dorë mbanin armë të ndryshme si pushkë, snajpera apo rraketahedhës. Jo terrorizmit, jo Amerikës, ishin sloganet që binin më tepër në sy.

E teksa Shiitët marrësojnë, të gatshmë për një ofensive të gjerë ndaj Xhihadistëve, këta të fundit vijojnë të zgjerojnë pushtetin e tyre në Irak. Ata kanë marrë kontrollin e disa qyteteve të tjera, përfshirë edhe një postë kufitare me Sirinë.

Megjithëse, urdhëroi dërgimin e 300 këshilltarëve ushtarake në ndihmë të forcave qeveritare, presidenti amerikan Barak Obama shprehu kritika të ashpra ndaj kryeministrit Nuri al-Maliki, i cili sipas tij po rrezikon sigurinë e Irakut, duke lënë pas dore kërkesat e minoritetit Suni.

TV KLAN