irak3Rebelët e “Shtetit islamik të Irakut dhe Levantit” po përparojnë drejt Bagdadit pasi kanë shtënë në dorë pjesën më të madhe të rajoneve veriperëndimore të vendit. Në internet qarkullojnë pamje amatore të publikuara prej vetë rebelët, ku duket qartë se në këto rajone tashmë mbizotëron kaosi dhe jeta e askujt nuk është e sigurt. Në këtë filmim, shfaqen terroristët islamikë duke qëlluar nga automjetet e tyre, makina të qytetarëve të zakonshëm në rrugët e Irakut.

Mediat ndërkombëtare flasin për dhjetëra persona, të cilët kanë humbur jetën në këtë mënyrë. Në dorë ata kanë shtënë edhe mjete ushtarake, si automjetet Hamvi të trashëguara nga ushtria amerikane e madje edhe helikopterë që të ushtrisë irakene. Këta të fundit dezertuan gjatë mësymjes së islamikëve.

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se javën e ardhshme do të shqyrtohet edhe plani për ndihmën ndaj qeverisë së Irakut. Ndërsa udhëheqësi shpirtëror i Shiitëve në Irak Ajatollahu Ali al Sistani, u kërkoi pjesëtarëve të këtij sekti, t’i bashkohen vullnetarisht thirrjes së qeverisë për të luftuar militantët suni të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.

TV KLAN