Irlanda e Veriut arriti një fitore të papritur me Ukrainën duke marrë 3 pikë të çmuara në garën për të kaluar me sukses fazën grupeve.

Takimi i zhvilluar në Lion përfundoi me rezultatin 2 – 0 me 45 minutëshin e parë pa shumë emocione. Golat u shënuan në fillim dhe në fund të pjesës së dytë nga McAuley dhe McGinn.

Takimi u ndërpre për disa minuta për shkak të breshërit të dendur. Ukrainasit pas dy ndeshjeve nuk kanë asnjë pikë dhe kështu i vështirësohet objektivi, pasi duhet të fitojë sfidën e fundit me Poloninë, por edhe kjo nuk mund të mjaftojë.

Tv Klan