Në emisionin “Aldo Morning Show”, ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Irma Libohova e cila ka treguar se pas 17 vitesh do marrë pjesë këtë vit në “Këngën Magjike”. Ajo zbulon se një skenë që ka parë në realitet e ka kthyer në këngë.

Irma ka treguar gjithashtu se nuk e ka problem të bashkëpunojë me artistët e rinj, ajo i ka të dyja krahët e hapura, mjafton që cilësia të jetë në nivelet e duhura.

Albana Çaushaj: Si i shikon ti artistët e rinj ose me kë do doje të kishe një bashkëpunim?

Irma Libohova: Unë i pranoj të gjitha prurjet e reja vokale dhe krijuese, i vetmi kriter që do doja që gjithsecili në përfaqësimin e vetë të sillte një mesazh. Të kishte art në atë që bën, të përfaqësohej sa më mirë në rrugën e gjatë që pretendon një artist i ri të nisë.

Sa për bashkëpunim, jam krejtësisht e hapur. Të dyja krahët i mbaj të hapura për një bashkëpunim, ku gjithmonë cilësia e produktit të jetë në nivelet e duhura. /tvklan.al