Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo tregon se sot ka mësuar që është pozitive me Covid-19.

“Me radhë është kjo punë… Radha ime sot të provoj efektet negative të statusit “pozitiv””, shkruan ajo.

Kumbaro thotë ndër të tjera se do të qëndrojë e vetëizoluar derisa të negativizohet, pavarësisht takimeve të parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës.

“Por do të vijojmë kontaktet si çdo ditë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale”, përfundon ajo./tvklan.al