Islam Dudaev siguron kualifikimin për në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në Mundje, në peshën 65 kg. Tashmë Shqipëria do të përfaqësohet me 2 mundës në Paris. Më herët është kualifikuar edhe Zelimkhan Abakarov.

Islam Dudaev ka triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonte në Olimpiadë. Mundësi çeçen i cili përfaqëson me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, në fazën 1/16 mundi 9-0 bjellorusin Niurgun Skriabin. Në 1/8, Dudaev fitoi 8-6 ndaj bjellorusit Adlan Askarov. Në çerekfinale Dudaev mundi koreanoveriorin Kim, ndërsa në garën kualifikuese mundi ukrainasin Erik Arushanian 12-2.

Tashmë mundja shkon me dy përfaqësues në Olimpiadë dhe me synime serioze për të tentuar atje një medalje.

Klan News