
Itali, goditet rrjeti i trafikut të kokainës nga Shqipëria
10:09 07/02/2023
Autoritetet italiane goditën një grup kriminal të trafikut të kokainës nga Shqipëria. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, karabinierët e Brindisit prangosën 4 shtetas italianë ndërsa nën hetim janë vënë 21 persona.
Gjatë operacionit, hetimet e të cilit kanë nisur që në vitin 2019, u sekuestrua 3.5 kilogramë kokainë dhe disa armë. Sipas autoriteteve italiane grupi kriminal furnizohej me kokainë kryesisht nga Shqipëria e cila fshihej në brendësi të kamionëve.
Klan News