Pas motit të keq që goditi Italinë në ditët e fundit, vendi po përgatitet për një valë të të nxehtit. Temperaturat kanë filluar të rriten dhe pritet të arrijnë kulmin gjatë fundjavës.
Në Sicili dhe Sardenjë temperaturat pritet të shkojnë deri në 39C ndërsa në veri të vendit temperaturat e ditës do të lëvizin nga 30 deri në 32 gradë Celsius.
Autoritetet kanë gati shpalljen e alarmit të kuq në 6 qytete të mëdha. Kjo valë e të nxehtit pritet të paraqesë një rrezik të madh për shëndetin për të moshuarve dhe fëmijët.
Autoritetet italiane kanë këshilluar qytetarët të pinë të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë, të shmangin aktivitetin fizik jashtë dhe të qëndrojnë brenda në orët më të nxehta të ditës.
Kjo verë në Itali është shënuar nga valë të nxehta rekord, zjarre dhe stuhi të forta. Evropa është gjithashtu kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, sipas një raporti të fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike.
Klan News