Prokurorët në Itali kanë hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia për vdekjen e manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe gjashtë personave të tjerë.

Zyra e prokurorit publik kryesuar nga Ambrogio Cartosio, njoftoi hetimin, duke thënë se gjithçka është në fazën fillestare.

“Ne nuk mund të përjashtojmë asnjë lloj zhvillimi për momentin,” u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi.

Pyetja kryesore në të cilën po fokusohen hetuesit është se si një jaht rreth 56 metra i gjatë i  konsideruar shumë i sigurt nga prodhuesi i italian Perini Navi, u mbyt ndërsa një varkë me vela aty pranë nuk pësoi dëmtime nga stuhia.

Ekipet e shpëtimit sollën në breg të premten vajzën e miliarderit që ishte edhe trupi i fundit që u gjend pas përmbysjen se jahtit luksoz me flamur britanik. Pesëmbëdhjetë persona mbijetuan, duke përfshirë gruan e Lynch dhe kapiteni i jahtit.

Ky i fundit nuk është marrë ende në pyetje nga Roja Bregdetare në emër të prokurorëve. Asnjëri nga të mbijetuarit nuk ka komentuar publikisht se si u fundos jahti.

Pesë pasagjerët e tjerë të vdekur u gjetën të mërkurën dhe të enjten, ndërsa trupi i anëtarit të vetëm të ekuipazhit që vdiq, kuzhinierit në bord Recaldo Thomas, u gjet të hënën.

Fundosja e anijes ka habitur ekspertët të cilët thonë se një varkë si Bayesian duhet t’i kishte rezistuar stuhisë dhe në çdo rast nuk duhet të ishte fundosur aq shpejt.

Klan News