Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në provincën jugore italiane të Caserta, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ekipet e emergjencës po kërkojnë për një grua dhe djalin e saj, të cilët janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.
Të zhdukurit, një grua rreth të 70-tave dhe djali i saj në të 40-at, po udhëtonin me mjetin e tyre kur u përfshinë nga rrëshqitja e dheut.
Situata paraqitet më problematike në San Felice a Cancello, një qytet i vogël rreth 30 kilometra në verilindje të Napolit, si dhe bashkitë përreth.
Stuhia dhe breshëri goditi të martën pjesë të tjera të Italisë në rajonet e Milanos, Komos, si dhe në bregdetin toskan.
Klan News