32 persona u vranë dhe dhjetëra u palgosën, ushtria izraelite pretendoi se përdorej nga militantët e Hamasit

Një sulm izraelit në një strehë të kthyer në shkollë në Gazën qendrore, që ushtria pretendonte se po përdorej si një kompleks i Hamasit, vrau të paktën 32 njerëz, duke përfshirë pesë fëmijë.

Një avion luftarak izraelit hodhi dy raketa në klasat në katin e fundit të shkollës në kampin e refugjatëve Nuseirat duke plagosur gjithashtu edhe dhjetra të tjerë.

Sulmi ndodhi pasi ushtria bëri të ditur se po fillonte operacione të reja ajrore dhe tokësore në Gazën qendrore në një zgjerim të dukshëm të ofensivës së saj gati tetë-mujore. Videot që qarkullojnë online tregojnë disa njerëz të plagosur duke u trajtuar në dyshemenë e spitalit, një skenë e zakonshme në repartet mjekësore të mbingarkuar të Gazës.

Një zyrtar i Hamasit hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se shkolla e OKB-së në Nuseirat, në Gazën qendrore, kishte fshehur militantë dhe akuzoi Izraelin se kishte kryer një tjetër masakër të tmerrshme.

Sulmi ndodhi teksa zyrtarët amerikanë, egjiptianë dhe Katar ishin në takim në Doha duke negociatat për një armëpushim të ri dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Takimet pasojnë një propozim të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden që do të çonte në lirimin e pengjeve si dhe një armëpushim të plotë në Gaza.

Klan News