Për herë të katërt në histori, finalja olimpike në basketboll për meshkuj diskutohet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.

16 herë fituesit e medaljes së artë thyen mes emocionesh Serbinë në një përballje titanësh. Perioda e katërt ishte edhe ajo më vendimtarja, ku LeBron James dhe Stephan Curry bënë diferencën në parket për të kryer përmbysjen e madhe ndaj Ballkanasve me shifrat e përgjithshme 95-91.

James kompletoi një triple-double prej 16 pikë, 12 rebaund e 10 asiste, ndërsa Curry ishte më rezultativ me 36 pikë.

Fitorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përsërit finalen e Olimpiadës së shkuar në Tokio për të premtuar spektakël në përballjen e kësaj të shtunë.

Ekipi amerikan i cilësuar si i ëndrrave tenton të fitojë medaljen e 5-të radhazi të artë dhe të 8-ën në 9 Olimpiadat e fundit. Në krahun tjetër, Franca kërkon fitoren e parë të Olimpiadës, ku në 3 raste janë kënaqur me të argjendtën.

Klan News