Për herë të parë në ligjin për diplomacinë futet koncepti i Akademisë Diplomatike. Kjo strukturë, në varësi të Ministrisë së Jashtme do të trajtojë diplomatët.

Parashikohet që Akademia Diplomatike t’i kushtojë buxhetit të shtetit 20 milionë lekë në vit. Me ligjin e ri ambasadorët e Shqipërisë nuk do të kenë më mandat 3 vjeçar, por do të qëndrojnë në krye të misioneve diplomatike për 4 vite.

Ambasadorët nuk mund të ushtrojnë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm në misione diplomatike dhe poste konsullore.

Po ashtu, projektligji, parashikon edhe emërimin e koordinatorëve pranë strukturave të Kuvendit, Presidentit, Kryeministrit dhe ministrive kryesore që mbulojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.

Klan News