Ushtria izraelite ka njoftuar ditën e sotme se do të nisë një operacion të ri tokësor kundër Hamasit në kampin e refugjatëve Bureji në Rripin Qëndror të Gazës.

Ata thanë se operacioni i ri i synuar në Bureji dhe Deir al-Bahal lindore ka për qëllim të çmontonte infrastrukturën tororiste të Hamsit të vendosur disa kilometra larg kufirit me Izraelin.

“Aktiviteti filloi jme një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave terroriste, duke përfshirë komplekset ushtarake, objektte e ruajtjes së armëve dhe infrastrukturën tokësore. Gjatë sulmeve disa terroristë të Hamasit u eliminuan,” bëri të ditur ushtria mbrojtës e Izraelit.

E teksa sulmet e vazhdueshme mes të dyja palëve vahzdojnë, numri i civilëve që kanë humbur jetën po arrin shifra të frikshme.

Për BBC një burrë nga Bureji tregon se si familja e tij u largua nga kampi për shkak se bombardimet izraelite u intensifikuan të martën.

“Ne u habitëm që ushtria po kryente përsëri një operacion tokësor në Bureji. Ne u goditëm nga predha që binin mbi ne nga të gjitha anët, në shtëpitë tona, në rruigë, gjë që çoi në vrasjen e shumë njerëzve të pafajshëm. Situata në përgjithësi është jashtëzakonisht e vështorë. Ne lamë shtëpitë për të ruajtur jetën tonë dhe të fëmijëve tanë,” tha ai.

Organizata bamirëse Médecins Sans Frontières tha se të paktën 70 aknw mbetur tw vdekur dhe 300 të tjerw tw plagosur, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ishin sjellë në një spital në Deir al-Balah që nga e marta.

Izraeli filloi një fushatë ushtarake në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit ndërkufitar të grupit në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.

Të paktën 36,580 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.

/tvklan.al