Donald Trump dhe Kamala Harris do të debatojnë për herë të parë përballë njëri-tjetrit më 10 Shtator.

Njoftimi u bë nga rrjeti televiziv amerikan ABC News, i cili do të organizojë këtë debat mes rivalëve për President të SHBA. 

Kamala Harris  foli shkurtimisht me gazetarët përpara se të largohej nga Detroit, ku ajo mbajti një tubim.

“Më vjen mirë që ai më në fund ra dakord për një debat më 10 Shtator, mezi po e pres. Shpresoj që ai të shfaqet,” tha Harris.

Nga ana e tij, Donald Trump kërkon që të ketë edhe dy debate të tjera. Në një konferencë për shtypin në rezidencën e tij në Palm Beach të Floridës, zoti Trump tha se donte përballje  edhe me 4 dhe 25 shtator.  Ai apo stafi i tij elektoral nuk dhanë hollësi nëse do të kishte audiencë në këto debate.

Më herët, para se Kamala Harris të zëvendësonte si kandidat Xho Bajden, rivali republikan kishte kërkuar të tërhiqej nga debat në ABC.

Një sondazh i Ipsos i publikuar të enjten zbuloi se Harris kishte zgjeruar epërsinë e saj ndaj Trump që nga fundi i korrikut. Agjencia Reuters  bën me dije se ajo kryeson me 42%  ndaj Trump me 37%.

Kamala Harris dhe kandidati i saj për zv. President Tim Walz kanë vijuar këto ditë takimet në  Pensilvani, Miçigan dhe Wiscons, duke tërhequr dhjetëra mijëra mbështetës.

Ngritja e shpejtë e Kamala Harris ka bërë që ekipi i Trump të përpiqet të rikalibrojë strategjinë dhe mesazhet elektorale, gjë që Trump e mohoi idetë dhe premtimet e fushatës, për herë të parë  në një debat.

Kandidati republikan i SHBA-së, Donald Trump dhe kundërshtarja demokrate, Kamala Harris do të debatojnë më 10 Shtator në ABC, duke vendosur ndeshjen e parë ballë për ballë mes rivalëve në atë që sondazhet tregojnë se është një garë jashtëzakonisht e ngushtë.

Klan News