Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 7 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 7 Tetor 2024

Tensione në protestën e opozitës. Përplasje me policinë përballë selisë së kryeministrisë

Nis me tensione protesta e opozites, e thirrur pas dënimit me 1 vit burg te ish-deputetit Ervin Salianji. Protestuesit u perplasen me policine perballe selise se kryeministrise dhe hodhen molotove ne drejtim te godines qeveritare.

120 mijë studentë nisin vitin akademik. 20 mijë për herë të  parë, 7 mijë kuota bosh

Nisi sot viti i ri akademik për 120 mijë studentë, 20 mijë prej të cilëve ulen për herë të parë në auditorë. Degët më të preferuara mbeten mjekësia dhe teknologjia e informacionit, ndërsa më pak të kërkuara janë kimia, matematika e bujqësori.

Vritet në sy të fëmijës një shqiptar në Itali. Autori e qëlloi me një plumb në kokë

Një 37-vjeçar shqiptar, emigrant në Itali, u vra mbrëmjen e kaluar në periferi të Pizës nga dy persona ende të paidentifikuar. Ai u qëllua me një plumb në kokë në prani të njërit prej fëmijëve të tij, sapo hyri ne oborrin e shtëpisë.

1 vit nga masakra ne jug të Izraelit, Hamasi godet me raketa Tel Avivin

Hamasi godet sërish Izraelin, në 1-vjetorin e sulmit që ndërmori në jug të vendit, duke vrarë 1200 izraelitë e duke marrë peng qindra prej tyre. Raketat e organizatës ranë këtë të hënë në drejtim te Tel Avivit, por pa shkaktuar viktima. 

Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë: Në Pragë për të marrë 3 pikë

Kombëtarja nisi sot përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Futbollistët rezultojnë në formë të mirë fizike dhe besojnë tek mundësia për t’i fituar të dyja sfidat.

/tvklan.al