Në çfarë gjendje është Kristi pas largimit nga emisioni?

Kristi la programin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan gjatë emisionit të së hënës pasi të gjitha vajzat refuzuan që të dilnin më në takime me të.

Ditën e sotme, ai kishte kërkuar që të ishte në “Love Story Talk” për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Megjithatë në fund nuk erdhi.

Moderatori i “Love Story Talk”, Eni Shehu, tha se kishte komunikuar me të ditën e sotme dhe Kristi kishte shprehur një gjendje jo të mirë psikologjike.

“Pas programit Kristi kërkoi që të ishte sot për të thënë fjalën e fundit, duke qenë se në një situatë që përshkallëzoi u çua dhe u largua. I dhamë mundësinë që të ishte këtu për të respektuar bashkëpunimin shumë të bukur dhe rrugëtimin e tij deri në fund, por Kristi nuk erdhi. Sot kam pasur një komunikimi me të ku më shprehu një gjendje jo të mirë psikologjike. I urojmë t’i kalojë sa më shpejt”, tha Eni Shehu.

Emocionohet Xhensila Pere nga surpriza në studion e “Love Story”, kush është dërguesi misterioz?

Pjesa e parë e programit “Love Story Talk” u mbyll plot ëmbëlsi. Eni Shehu i kishte rezervuar një surprizë të veçantë opinionistes Xhensila Pere pasi ajo kishte ditëlindjen.

Ai kishte fshehur në një cep të studios një tufë me lule për Xhensilën dhe kjo e fundit u emocionua shumë nga gjesti.

Megjithatë edhe pse dorëzuesi i këtyre luleve ishte Eni Shehu, dyshimet lindën në fund se kush mund të jetë dërguesi.

Vetë moderatori foli për një pusullë brenda luleve dhe tha, “le të mbetet mister dërguesi i këtyre luleve”./tvklan.al