Edhe pse java ka nisur me vranësira dhe reshje të dobëta shiu, ditët në vijim do të kemi mot të qëndrueshëm sipas sinoptikanëve.

Hakil Osmani: Duke filluar që nga dita e martë dhe të paktën në pjesën më të madhe të kësaj jave do të kemi mot të qëndrueshëm duke bërë që paradite të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe pasditet herë pas here do të sjellin kalimet e lehta të vranësirave ku vetëm ditën e enjte parashikohet që pjesërisht në zonat lindore dhe juglindore të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave gjatë orëve të pasdites duke bërë që të kemi momente të pakëta me reshje shiu.

Gjithashtu temperaturat do të vijojnë të pësojnë rritje gjatë kësaj jave.

Hakil Osmani: Jo vetëm në orët e mesditës, por edhe gjatë mëngjeseve do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që ditën e premte vlerat minimale në zonat malore të ngjiten në vlerën 12 gradë Celsius ndërsa në Ultësirën Perëndimore do t’i kemi temperaturat e ajrit nga 16 gradë Celsius deri në 19 gradë Celsius. Me rritjen e temperaturave të ajrit gjithashtu do të kemi edhe një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

E njëjta tablo sinoptike do të jetë edhe gjatë fundjavës në të gjithë territorin e vendit.

Klan News