Aktorja 24-vjeçare ka hequr vëmendjen e mediave rozë nga fotot e saj nudo që pushtuan internetin vetëm pak ditë më parë.
Arsyeja është sepse tani është bërë publike romanca e saj me këngëtarin 37-vjeçar Chris Martin.
Një burim i afërm i çiftit ka thënë për E!News se të dy janë parë duke darkuar në ditëlindjen e një prej miqve të tyre, duke qëndruar pranë njëri – tjetrit të buzëqeshur.
Sipas të njëjtit burim çifti linte të nënkuptohej se mes tyre kishe diçka më shumë se miqësi.
Vokalisti i Coldplay, Chris Martin ende nuk është divorcuar nga Gwyneth Paltrow.
Kjo e fundit e aprovon marrëdhënien e ish-partnerit të saj me aktoren Lawrence.
K. Petro