Pas më shumë se tre dekada në shërbimin e Prokurorisë, prokurori Petrit Fusha ka dhënë dorëheqjen. Fusha ishte prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Nëpërmjet një letre dorëheqje, prokurori ka shprehur se, 

Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare.

Letra e dorëheqjes

“Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare.  Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë”.

/tvklan.al