murinjo

Jose Mourinho është një trajner i lirë, pas largimit nga Chelsea. Portugezi ka një përvojë të rëndësishme me shumë trofe të fituar dhe mediat po shkruajnë për ekipin e tij të ri. Manchester United, Real Madrid apo edhe përfaqësuesja e Anglisë janë disa alternativa. Megjithatë ai nuk do të nxitohet sipas menaxherit të tij, Jorge Mendes.

“Mourinho nuk është i shqetësuar që të jetë i papunë, pasi është trajneri më i mirë në botë. Tani ndodhet në Brazil dhe kur të kthehet do të shohim çfarë do të bëjmë” – sqaroi Mendes.

Jose Mourinho u largua pak ditë më parë nga drejtuesit e Chelsea. Rezultatet e dobëta, pasi në këtë sezon të Premier League nën drejtimin e portugezit ekipi pësoi 9 humbje në 16 javë. Jose Mourinho kishte marrë drejtimin e Chelsea për të dytën herë në verën e 2013 duke fituar titullin kampion dhe një Kupë të Ligës.

Tv Klan