Wojciech Szczesny nuk është më lojtar i Juventusit. Pas shtatë sezoneve bashkë, palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Klubi italian, ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku njofton ndërprerjen e kontratës me konsensus të dy palëve.

Portieri 34-vjeçar bëri 252 ndeshje zyrtare me fanellën e Juventusit, 200 nga të cilat në Serinë A, duke u bërë i huaji i shtatë që arrin këtë kuotë ndeshjesh me fanellën bardhezi. 100 ndeshje pa pësuar gol, 9 penallti të pritura si dhe një përqindje pritesh prej 73% që e vendosi në vendin e parë në këtë klasifikim të Serisë A që nga mbërritja e tij në Torino. Në total, lojtari polak fitoi tetë trofe në shtatë vitet e tij te Juventusi: tre tituj kampionë, tre Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.”, thuhet në shkrimin e klubit të Juventusit.

Megjithatë, klubi torinez mund të ketë qenë i fundit në karrierën e portierit. Sipas raportimeve nga Italia dhe Polonia, thuhet se Szczesny po mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur. /tvklan.al