#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Ka një mesazh për ty”- Shoqet e klasës surprizë për Rezartën

Shoqet sakrifikojnë paketën ushqimore për të surprizuar mikeshën e tyre

Mimoza është një drejtoreshë e një shkolle në qytetin e Beratit. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo rrëfeu se i përket komunitetit rom dhe ngjyra e lëkurës vjen me disa sfida përgjatë rrugës. Tani që ajo ka mundur t’i kalojë këto sfida, po përpiqet të ndihmojë gratë e tjera të komunitetit të saj.

Një  prej tyre, thotë ajo për rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, është Rezarta. Ajo bën pjesë në një klasë ku 10 gra mësojnë shkrim e këndim dhe është bërë shkas që fëmijët e tyre të arsimohen. Janë 100 fëmijë të këtij komuniteti, por vetëm 12 ndjekin shkollën dhe Rezarta përpiqet që të ndikojë sa më shumë për rritjen e numrit.

Mimoza ka ardhur me dëshirën që këtë prag 8 Marsi, gratë t’i gjenden pranë njëra-tjetrës dhe kështu ka bërë edhe ky grup, të cilat kanë sakrifikuar diçka për t’i plotësuar një dëshirë shoqes së tyre, Rezartës.

Mimoza: Unë jam sot për t’i dhënë një mesazh Rezartës, nuk jam vetëm unë, por ne sot kemi ardhur me disa mikesha të tjera që janë te kursi i shkrim-këndimit.

Ardit Gjebrea: Janë shoqet e klasës?

Mimoza: Shoqet e klasës së Rezartës sepse Rezarta kishte shprehur dëshirën për të patur një makinë qepëse. Gratë e menduan këtë dhe më thanë që meqë ato marrin një stimul nga projekti, marrin një paketë ushqimore çdo muaj, më thanë ne do heqim dorë nga paketa ushqimore dhe me ato lekë do t’i marrim një makinë qepëse Rezartës. 

Ardit Gjebrea: Fantastike!

Mimoza: Unë nuk e mendoja se do vija sot këtu për të folur për… por mendova se ishte një histori që duhej ta sillnim.

3 vite më parë zbuloi se ishte e sëmurë me tumor, Rezarta: Pata një luftë të fortë

Rezarta është thirrur nga Mimoza në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” për të  marrë një surprizë nga shoqet e saj. Përpara se ajo të përjetojë këtë ndjesi të bukur, fillimisht ndan historinë e saj personale me ndjekësit e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Rezarta tregon se nuk ka qenë mirë me shëndet sepse 3 vjet më parë është diagnostikuar me tumor dhe ka qenë një betejë e gjatë dhe e fortë për ta mposhtur.

Rezarta: Unë kam lindur me  një problem që quhet luksacion në këmbë, por para 3 vjetësh shëndeti im u rëndua.

Ardit Gjebrea: Pse?

Rezarta: Sepse unë fatkeqësisht mora vesh që kisha një tumor dhe m’u desh të bëja kimioterapi,  ndërhyrje, rreze, pra  ishin shumë gjëra që më duheshin t’i bëja.

Ardit Gjebrea: Si je sot?

Rezarta: Pata një luftë të fortë dhe kush mund ta dëgjojë mund ta kuptojë që lufta me tumorin është shumë e fortë. Sot jam mirë se jam pranë fëmijëve të mi, kjo është e rëndësishme për mua. Jam pranë bashkëshortit tim të dashur që më ka ndihmuar shumë,më ka qëndruar pranë shumë,  por gjithashtu dhe shoqëria ime më ka qëndruar shumë pranë dhe unë i falenderoj nga zemra dhe jam mirë përderisa arrijt’i shikoj fëmijët e mi çdo ditë, që shkojnë në shkollë, kthehen nga shkolla dhe më takojnë përsëri dhe kjo për mua është gjë shumë e mirë.

Rezarta përlotet nga mesazhi i shoqeve: Më kanë ndenjur pranë në momentet që askush nuk ka qenë

Mimoza ka thirrur mikeshën e saj, Rezartën në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Mimoza është pjesë e komunitetit egjiptian, por ajo ka spikatur Rezartën si një njeri frymëzues që ka motivuar dhe gratë e tjera të arsimohen.

Ndërkohë Rezarta e ndau historinë e saj me rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ku rrëfeu luftën me një tumor.

Mimoza: Rezarta, sot kam ardhur këtu për ty  dhe dua që të shpreh gjithë mirënjohjen time. Jam shumë krenare që të kam njohur, jam shumë krenare që punoj me ty sepse je një grua shumë e fortë dhe je një grua shumë motivuese sepse motivon dhe gratë e tjera dhe je një shembull pozitiv në komunitet.

Ardit Gjebrea: Shoqëria ishte.

Rezarta: E prisja nga shoqëria sepse unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë personat, me shoqërinë time dhe i dua shumë sepse më kanë ndenjur në momentet më të vështira pranë, në momentet që askush s’më ka qenë pranë, vetëm shoqëria dhe ia kam dalë me shoqërinë.

Pas përqafimit mes Mimozës e Rezartës, në studio bashkohen edhe shoqet e tjera të grupit. Ato kanë vendosur të sakrifikojnë paketën e tyre ushqimore për të ndihmuar Rezartën duke i blerë një makinë qepëse që të kontribuojë për familjen e saj.

“Ka një mesazh për ty”- Mirënjohja e Sidorelës

Bija falenderon nënën, ajo kërkon falje: Iu kam munguar vajzave të mia

Sidorela ka ftuar nënën e saj, Klodianën në “Ka Një Mesazh Për Ty” në prag të Ditës së Gruas. Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, gjimnazistja rrëfeu për sakrificat që e ëma ka bërë për të rritur dy fëmijët.

Duke qenë një nxënëse ekselente, me pasion të madh për teknologjinë e shkencën dhe ambicie të forta, Sidorela po përpiqet t’ia shpërblejë nënës së saj të gjithë mundimin. 

Sidorela: Mami më e mirë në botë! Si je? Nëse po pyet sepse zgjodha që ta bëja këtë surprizë për ty, atëherë nuk do të më mjaftonin vite të tëra që ta përshkruaja se cila është arsyeja pse e kam bërë këtë surprizë për ty. Nuk mund të të them asgjë tjetër përveçse faleminderit për çdo gjë sepse unë jam këtu ku jam sot falë teje dhe do të eci përpara po falë teje, e fortë si ti. Shumë faleminderit për ço gjë që ke bërë për mua, jam shumë krenare që ti je mami im.

Klodiana: Nuk ke përse, unë jam e lumtur. Jam e lumtur. Ju jeni dashuria ime, ju jeni jeta ime dhe ju kërkoj falje për çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Për çfarë kërkon falje?

Klodiana: Sepse unë iu kam munguar vajzave të mia.

Ardit Gjebrea: E ke bërë  për to.

Klodiana: Po.

Ardit Gjebrea: Ke sakrifikuar për to. Atëherë përse kërkon falje?

Klodiana: Ndihem fajtore./tvklan.al