Erik Ten Hag nuk do të shkarkohet nga drejtimi i Manchester United. Drejtuesit e klubit kishin një takim zyrtar dhe u mor vendimi që trajneri të mos ndryshohet, pavarësisht fillimit me rezultate zhgënjyese nga skuadra.

Sipas “Sky Sports”, u vendos që holandezit t’i besohet edhe për të ardhmen, me shpresën se situata do të ndryshojë dhe rezultatet pozitive do të vijnë. Drejtuesit janë të bindur se Ten Hag është i duhuri për ekipin.

Në mbledhjen e zhvilluar të martën, u mohuan gjithashtu zërat për bisedime me trajnerin gjerman Thomas Tuchel, për të cilin thuhej se ishte në krye të listës për të zëvendësuar Ten Hag.

Aktualisht Manchester United mban vendin e 14-të në Premier League dhe starti i sezonit, është më i dobëti nga viti 1989. /tvklan.al